Deputetja e PDK-së Blerta Deliu ka shkruar për dy zhvillimt e kësaj të marte. Rizvanolli po merret në pyetje në Prokurorinë Speciale e ndaj Nagavcit do të ketë kallëzim penal në po të njejtën prokurori.
Deliu, këto dy lajmi i ka ndërlidhur me narracionin e VV-së se gjatë 20 viteve të kaluara gjithçka është shkatërruar, ndërsa tash VV po e ndërton përsëri, duke ironizuar me frazën: “ka logjikë”.
E plotë:
Dy lajmet e mëngjesit sot: Kallëzim penal ndaj Ministres Arbërie Nagavci dhe Ministrja Rizvanolli paraqitet në Prokurorinë Speciale.
Ndërkohë, dje, Ministri Hekuran Murati tha se qe 20 vjet është shkatërru gjithçka. Sikur Serbia e ka ndreq Kosovën, na e kemi prishë, ndërsa Vetëvendosja po e ndërton përsëri.Okay, ka logjikë.