Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Del fotoja e të dyshuarit i cili është në arrati ende për vrasjen në Prishtinë

Del fotoja e të dyshuarit i cili është në arrati ende për vrasjen në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku për shkak të të shtënave të armëve dy persona fillimisht kanë mbetur të plagosur, ku njëri prej tyre për shkak të plagëve të rënda, ka vdekur.

Viktima që ka ndërruar jetë është është Naser Gashi 62 vjeç, kurse viktima tjetër që ka mbetur i plagosur dhe që ndodhet në spital është Miftar Miftari, 41 vjeçar.

Ndërsa i  dyshuari për rastin e vrasjes që ndodhet ende në arrati është Alban Gashi.

Madje, një foto e të dyshuarit është publikuar edhe në media.