Klea Prenga ka reaguar në lidhje me pretendimet e motrave Antonela dhe Mariela Berisha, sot para gjykatës së Tiranës, në seancën ku u vendosën masat e sigurisë.
Antonela Berisha deklaroi se ka qenë Prenga ajo e cila e ka provokuar të motrën, ndërkohë që ato të dyja ishin në lokal thjeshtë për të darkuar.
Në videon e publikuar nga Klea Prenga në Instagram, pamje të marra nga kamerat e sigurisë shihen motrat të cilat zbresin nga automjeti dhe drejtohen drejt tavolinës ku Prenga po darkonte me mikeshat e saj.
“Kamerat e sigurisë tregojnë qartë nëse ju keni qenë duke darkuar në restorant duke hedhur poshtë deklaratat që keni dhënë sot.
A ke kërkuar mëshirë në Itali për tentativën për vrasje që kryer dhe që momentalisht je në proçes gjyqësor në Itali Mariela Berisha, nëna pa precedentë penal ?
View this post on Instagram