Analisti i njohur i çështjeve politike,Afrim Kasolli ka komentuar deklaratat e kryeministri Kurti gjatë ditës së sotme.
Kasolli i quan ato lojëra elektorale, krejt kjo pasi sipas njohësit Kurti e dinte mirë se si kushtëzohej antarësimi i Kosovës në KIE.
Ai mes tjerash ka thënë se i pari i shtetit, ka vendosur që këtë temë ta shndërroj në agjendë të brendshme elektorale duke e ekspozuar veten si lider që nuk bënë kompromise me demokracinë.
“Kështu shihet qartë, se i pari i Qeverisë së Kosovës, ka vendosur që ta shndërroje edhe këtë temë në agjendë të brendshme elektorale, duke ekspozuar vetën lider që nuk bënë kompromise me demokracinë”, ka shkruar Kasolli në analizën e tij dedikuar mediumit Arbëria TV.