Sekretar i Jashtëm britanik, Lord David Cameron thotë se është “i shqetësuar” me faktin se Izraeli mund të ketë shkelur ligjin ndërkombëtar në Gaza.
Ministri tha se këshillat ligjore deri më tani sugjerojnë se Izraeli ka “përkushtimin, aftësitë dhe pajtueshmërinë”, por në “shumë raste” kjo vihet në pikëpyetje, raporton skynews.
I vënë nën presion nga deputetët në parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar nëse kishte marrë këshilla duke thënë se Izraeli po shkel të drejtën ndërkombëtare, Lord Cameron nuk pranoi të përgjigjet.
“A jam i shqetësuar që Izraeli ka ndërmarrë veprime që mund të jenë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, sepse ky objekt i veçantë është bombarduar apo çfarëdo tjetër? Po, sigurisht që jam i shqetësuar për këtë”, pohoi ai.
Ndërkohë, ai pohoi se dy pengje britanike ende po mbahen nga Hamasi në Gaza.
Ndryshe, rreth 240 persona u kidnapuan nga Hamasi gjatë sulmeve të 7 tetorit. Gjatë një armëpushimi në muajin nëntor, 105 u liruan.
‘There’s a question mark as to whether it is in breach of international humanitarian law’
Foreign Sec, Lord Cameron elaborates on his ‘worry’ that Israel may have broken international law in Gaza
David Cameron’s appearance live ➡️ https://t.co/v5Z6RST3Pr
📺 Sky 501 and YouTube pic.twitter.com/wcAvbsQBAI
— Sky News (@SkyNews) January 9, 2024