Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Deklaratat se në Ujman janë hedhur tela të rrymës: Prokuroria në Mitrovicë e vlerëson të pavërtetë, pushon hetimet

Deklaratat se në Ujman janë hedhur tela të rrymës: Prokuroria në Mitrovicë e vlerëson të pavërtetë, pushon hetimet

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 30 korrik ka nisur hetimin lidhur me deklarimet e kryetarit të Shoqatës së Peshkatarëve, i cili  ka deklaruar në media se në Liqenin e Ujmanit janë vërejtur tela elektrikë të zhytur në ujë, të cilët, sipas tij, paraqesin rrezik për jetën e qytetarëve.

Pas intervistimit të tij, policia ka bërë të ditur se njësia e kontrollit kufitar ujor ka kryer kontrolle në terren, ku është konstatuar se këta tela nuk janë të lidhur me energji elektrike dhe nuk paraqesin rrezik.

“Gjithashtu, Policia e Kosovës nuk ka pranuar as më parë ndonjë rast të raportuar në lidhje me këtë çështje. Pas analizimit të të gjitha provave dhe informacioneve, Prokuroria Themelore Mitrovicë ka vlerësuar se nuk ekzistojnë elemente të ndonjë vepre penale”, thuhet në njoftimin e përbashkët të Policisë dhe Prokurorisë.

Policia tutje ka apeluar te qytetarët që të mos shqetësohen dhe të mos ndihen të frikësuar, pasi çdo rast i dyshimtë do të trajtohet me kujdes dhe seriozitet maksimal.

“Njësitë përkatëse të Kontrollit Kufitar Ujor, si dhe njësi të tjera policore, vazhdimisht kryejnë patrullime të rregullta në Liqenin e Ujmanit, me qëllim të garantimit të sigurisë së qytetarëve dhe monitorimit të situatës në terren.”, bëhet e ditur në njoftim.