Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Deklaratat për sulm të parandaluar nga Serbia, Sveçla: Le të vjen zonja Osmani dhe pyeteni atë

Deklaratat për sulm të parandaluar nga Serbia, Sveçla: Le të vjen zonja Osmani dhe pyeteni atë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka refuzuar sërish të flasë për deklaratat e presidentes Vjosa Osmani se presidenti amerikan, Donald Trump e parandaloi një sulm nga Serbia ndaj Kosovës “javëve të fundit”.

Ndërsa po shkonte në Kuvend për vazhdimin e seancës konstituive, Sveçla tha: “Le të vjen zonja Osmani dhe pyeteni atë. Nuk mund t’i komentoj deklaratat e Presidentes”.

Osmani po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga ku ka “konfirmuar” se Trump së fundmi e ka ndalur konfliktin.

Trump ka përsëritur disa herë kohët e fundit se Serbia “po përgatitej për luftë” në Kosovë dhe se ai e ka ndalur këtë.