Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Deklaratat e Kurtit për Thaçin e Veselin, reagon ashpër OVL e UÇK-së

Deklaratat e Kurtit për Thaçin e Veselin, reagon ashpër OVL e UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së  ka reaguar pas deklaratave të mbrëmshme të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili mbrëmë tha se Thaçi e Veseli nga Haga po i japin PDK-së instruksione politike.

Sipas OVL-së ky deklarim është “jashtëzakonisht i papërgjegjshëm dhe politikisht i rrezikshëm”.

“Dhe tani, vetë ish Kryeministri i Kosovës mbështet publikisht një narrativë që mund të përdoret drejtpërdrejt në dëm të tyre, duke i dhënë jehonë të panevojshme një çështjeje që është tashmë nën vlerësim gjyqësor ndërkombëtar.”, thuhet në reagim.

Tutje organizata ka porositur Kurtin që “kur s’mund të ndihmojë, ta paktën të mos dëmtojë”.

“Në vend që të kryesh detyrën tënde si Kryeministër për të mbrojtur qytetarët e vendit, ti zgjedh t’i godasësh ata në momentin më të ndjeshëm të betejës së tyre për drejtësi.”, vazhdon tutje reagimi.