Osmani: Zbardhja e vrasjes së Ahmet Krasniqit është obligim i yni

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kujtuar kolonelin Ahmet...

“Thjesht zjarr …”, Rita Ora tregon hapur marrëdhënien me bashkëshortin

Rita Ora, ka folur së fundmi për marrëdhënien me...

Irani prezanton raketë dhe dron të ri mes tensioneve në rritje

  Irani prezantoi një raketë balistike të re dhe një...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Deklaratat e Kurtit nga Brukseli, çfarë i tha Reutersit e çfarë zyrtarit të BE’së për Asociacionin dhe marrëveshjet me Serbinë

Extra AL PVC

Parakushti i Bashkimit Evropian që Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në kuadër të procesit të dialogut dhe të zbatojnë të gjitha obligimet nga marrëveshja Ohër-Bruksel dhe marrëveshjet e kaluara, në mënyrë që të mund të përfitojnë nga miliardat e Planit të Rritjes, ka shtyrë kryeministrin Albin Kurti që t’i zotohet Brukselit zyrtar për konstruktivitet dhe zbatim të të gjitha marrëveshjeve.

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, të premten ka takuar Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman, të cilit i ka dhënë zotime për zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura me Serbinë në kuadër të dialogut për normalizim, ato që dalin nga Marrëveshja Bazike për Rrugën Drejt Normalizimit dhe gjithashtu edhe marrëveshjet e kaluara të Dialogut.

Kurti në këtë takim ka treguar se Kosova është e përkushtuar për të ecur përpara me procesin e normalizimit dhe është zotuar për angazhim konstruktiv.

“Në këtë kontekst, Kosova zotohet që plotësisht të zbatojë të gjitha obligimet respektive që dalin nga Marrëveshja Bazike për Rrugën Drejt Normalizimit dhe Aneksi Zbatues i saj, përfshirë aty të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut. Detajet e implementimit do të diskutohen në dialog nën lehtësimin e BE-së”, ka thënë Kurti pas takimit me Koopman.

Megjithatë në një intervistë të dhënë të premten për “Reuters”, Kurti kur ka folur për Asociacionin, ka thënë se është i gatshëm të bisedojë për atë marrëveshje, por ka specifikuar se s’flet për diçka që do të cenonte Kosovën si shtet.

Kreu i Qeverisë së Kosovës gjithashtu ka qenë kritik për Perëndimin, për shkak të fokusimit të tyre vetëm tek çështja e Asociacionit, duke thënë se ka një gamë të gjerë marrëveshjesh mes Serbisë dhe Kosovës, e që Serbia ka dështuar që t’i zbatojë./GazetaExpress/

spot_img

Të fundit

Osmani: Zbardhja e vrasjes së Ahmet Krasniqit është obligim i yni

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kujtuar kolonelin Ahmet...

“Thjesht zjarr …”, Rita Ora tregon hapur marrëdhënien me bashkëshortin

Rita Ora, ka folur së fundmi për marrëdhënien me...

Irani prezanton raketë dhe dron të ri mes tensioneve në rritje

  Irani prezantoi një raketë balistike të re dhe një...

Mungesa e injeksionit “Phesgo” në Onkologji, SHSKUK del me sqarim: Pacientët gjatë javës do ta marrin terapinë

Shërbimi Klinik dhe Universitar i Kosovës ka dalë me...

Osmani: Zbardhja e vrasjes së Ahmet Krasniqit është obligim i yni

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kujtuar kolonelin Ahmet Krasniqi, në 26 vjetorin e vrasjes së tij. Osmani ka thënë se sot kujtojmë me respekt...

“Thjesht zjarr …”, Rita Ora tregon hapur marrëdhënien me bashkëshortin

Rita Ora, ka folur së fundmi për marrëdhënien me bashkëshortin, Taika Waititi-n, me të cilin i dha fund beqarisë rreth dy vite më parë....

Irani prezanton raketë dhe dron të ri mes tensioneve në rritje

  Irani prezantoi një raketë balistike të re dhe një dron të përmirësuar sulmi gjatë një parade ushtarake më 21 shtator, raportuan mediat shtetërore, në...