Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Deklaratat e Kasanof për Kosovën të njëjta me ato të ish-emisarit Escobar, Haliti: SHBA mandatin e nënpunësve e ndërron, por politika e jashtëme vështirë që i ndryshon

Deklaratat e Kasanof për Kosovën të njëjta me ato të ish-emisarit Escobar, Haliti: SHBA mandatin e nënpunësve e ndërron, por politika e jashtëme vështirë që i ndryshon

Alexander Kasanof, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, ka qenë në vizitë dy ditore në Kosovë, shkruan TV Arbëria.

Kasanof u takua me krerët e shtetit si dhe me krerët e partive opozitare në vend.

“Është e rëndësishme, në fakt, Shtetet e Bashkuara presin që Serbia dhe Kosova t’i përmbushin të gjitha angazhimet e tyre përkatëse të marra në dialog, përfshirë Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit. Kjo, natyrisht përfshin dërgimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”, kjo është njëra nga deklaratat e zëvendës ndihmës sekretari amerikan.

Të njëjtin qëndrim rreth draft statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, e kishte edhe paraardhësi i Kasanof, Gabriel Escobar.

Lidhur me këto qëndrime ndaj Kosovës, për TV Arbëria ka folur deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti.

Haliti ka thënë se kërkesa e Kasanof, për draft-statutin e Asociacionit, është e drejtë dhe sipas tij pasqyron qëndrimin e perëndimit lidhur me këtë temë.

“Kërkesa e Shkëlqesisë së tijë Aleksander Kasanof, është kërkesë e drejtë dhe parimore. Si i tillë, ky mesazh përfaqëson qëndrimin e përendimërëve, lidhur me mundësinë a arritjes së synimeve që ka populli i Kosovës; pavarësinë, sovranitetin, anëtarësimin në të gjitha institucionet ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Ai shtoi se kjo kërkesë nga Kasanof, është shumë parimore, pasi që Gjykata mund të konstatojë se a ka shkelje në këtë draft.

“Kërkesa që “DraftStatuti” të dorëzohet në Gjykaten Kushtetuese të Kosovës, është shumë parimore. Ai nuk kërkoj që institucionet e Kosovës ta miratojnë e zbatojnë qorrazi draftëstatutin e propozuar, por organi më kopetent për të dhënë fjalën përfundimëtare ta shqyrtoj dhe të konstatoj që ka shkelje apo është në përputhje me Kushtetuten dokumenti i propuzuar. Të mos harrojmë qe lidhur me marrëveshjen e Brukselit, lidhur me Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë Serbe, Gjykata Kushtetuese e Kosoves , pat konstatuar që ka shkelje dhe sugjeronte rishqyrtim të propozimit”, ka thënë Haliti.

“Tani besoj që kjo çështje po i lehet që Institucionet e Kosoves të vendosin se çfarë duhet të bëjmë. A duhet ti besojmë Gjykates Kushtetuese apo kemi rezerva që ata do gjykojnë në kundërshtim me Kushtetutes. Besoj që për të gjithe çështjet gjykata ka zgjedhje dhe Parlamenti i Kosoves në rastë të papërgjegjëshmërisë së ndonjë institucioni mund të merr vendimet e duhura”, ka shtuar Haliti.

Qeveria e Kosovës sipas Halitit ka sjell një bllokadë rreth kësaj teme dhe si rrjedhojë i ka sjell probleme Kosovës, si dhe thotë se mos gatishmëria e Kurtit për ta dërguar draft statutin në Kushtetuese është populizëm elektoral.

“Bllokada e Qeverisl Kurti lidhur me këtë çështje, Kosoves i ka sjellë probleme të mëdha, si në planin kombëtarë ashtu edhe ate ndërkombëtarë! Ligjet dhe kushtetuta janë për tu respektuar e zbatuar. Kjo vlenë për të gjithë. Mosgadishmëria e Kurtit për ta dërguar draftstatutin në Kushtetuese ësht populizem elektoral, prandaj nuk ia ka përcjellur akoma. Ndoshta në ditët në vijim do të reflektoj!”, ka thënë Haliti për TV Arbëria.

Gjithashtu Haliti potencon se SHBA-ja, politikat e jashtme mund t’i ndryshojë vetëm në situate të jashtëzakonshme.

“SHBA, mandatin e nënpunësve e ndërron, por politikat shtetërore, veçanërisht politika e jashtëme vështirë që i ndryshon. Ato ndryshojnë vetëm në situata të jashtëzakonëshme”, ka deklaruar Haliti. /TV Arbëria