Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Deklaratat e Gërvallës për Trumpin nuk do të kalojnë pa pasoja”

“Deklaratat e Gërvallës për Trumpin nuk do të kalojnë pa pasoja”

Ish-drejtori i departamentit për Amerikën në MPJD, Albert Prenkaj ka ngritur alarmin se deklaratat e ministres së jashtme për administratën Amerikane gjatë kohës sa Trump ishte president mund të kenë pasoja afat gjate për Kosovën.

Prenkaj tha se deklaratat e tilla tregojnë papjekurinë e një politikani ndërsa kur bëhen siç tha nga ministri i jashtëm i departamenti i shtetit Amerikan i deponon ato dhe merr masa karshi atij shteti në këtë rast Kosovës.

“Deklaratat e Gërvallës nuk tregojnë pjekuri të një politikani sidomos kur vjen fjala tek ministri i jashtëm i cili duhet të jetë shumë i kujdesshëm në deklaratat e tij apo saj sepse ato mund të shkaktojnë probleme edhe afat gjata, sepse deklaratat e cilit do diplomat mund të kenë konsekuenca edhe në të ardhmen sepse këto deklarata mbahen mend ato deponohen në departamentin e shtetit apo cilën do ministri të jashtme të ndonjë shteti dhe mund të meren masa karshi atij shteti në këtë rast Kosovës, sepse politika e jashtme e SHBA-ve është konsekuente një trajektore e cila nuk ndryshon shpejtë….”, tha ai në RTV21.

Prenkaj gjithashtu pati kritika edhe për marrëdhëniet me vendet e tjera të huaja duke vlerësuar se me emërimin e ministres Gërvalla në postin e ministres së jashtme Kosova ka mbetur pa diplomaci dhe e gjithë diplomacia e vendit është koncentruar në dialogun me Serbinë duke mbetur siç tha me shërbim të jashtëm të sakatosur.

Powered by WordPress