Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Deklarata skandaloze e mërgimtarit, Gjini: Ramush Haradinajn mund ta shihni vetëm nga larg, sepse atë e mbron historia

Deklarata skandaloze e mërgimtarit, Gjini: Ramush Haradinajn mund ta shihni vetëm nga larg, sepse atë e mbron historia

Kreu i Aleancës, Adrian Gjini ka reaguar pas deklaratës skandaloze të mërgimtarit që kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt

“Ramush Haradinajn mund ta shihni vetëm nga larg, sepse atë e mbron historia, populli dhe ai vetveten, duke qenë më i zoti se cilido prej jush. Njerëzit e këtillë dhe nxitësit e tyre do të përfundojnë shumë shpejt në plehun e harresës”, tha i pari i Aleancës.

Shkrimi i tij:

Thirrjet vëllavrasëse në shtëpinë e ligjit nuk janë të rastësishme; ato janë produkti i saktë i një platforme mbi dhjetëvjeçare propaganduese.

Deklarata e sotme monstruoze kundër Ramush Haradinajt është thjesht manifestimi i asaj që u mboll, u ushqye dhe u ujit me vite të tëra si narrativë antikombëtare, para së cilës arkitektët e saj sot heshtën në sallë.

Ky instrumentalizim i rrezikshëm nuk përfaqëson mërgatën tonë patriotike, por rezultatin e një inxhinierie të mbrapshtë politike, ku prokuroria e shtetit duhet të ndërhyjë urgjentisht.

Ramush Haradinajn mund ta shihni vetëm nga larg, sepse atë e mbron historia, populli dhe ai vetveten, duke qenë më i zoti se cilido prej jush. Njerëzit e këtillë dhe nxitësit e tyre do të përfundojnë shumë shpejt në plehun e harresës