Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Deklarata skandaloze e kryetarit të komunës së Nikshiqit i cili mohoi gjenocidin në Srebrenicë: Nëse serbët s’bëhen bashkë, do të përfundoni si turq

Deklarata skandaloze e kryetarit të komunës së Nikshiqit i cili mohoi gjenocidin në Srebrenicë: Nëse serbët s’bëhen bashkë, do të përfundoni si turq

“Ne do të jemi të durueshëm. Gjithmonë do të presim me zemër hapur dhe duar hapur me pyetjen: A jemi vëllezër? Dhe nëse dikush nuk do që ne të jemi vëllezër, nëse dikush dëshiron të ngjajë më shumë si turq, për Zotin, në të ardhmen, ne do t’i trajtojmë ata ashtu siç i trajtojmë turqit”.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i komunës së Nikshiqit, Marko Kovaçeviq, gjatë përkujtimit të 166 vjetorit të Betejës së Grahovecit, në Spasovdan.

E gjithë kjo mund të dëgjohet dhe shihet në një video që po qarkullon në rrjetet sociale.

Kryetari i komunës së Nikshiqit, Marko Kovaçeviq, i kërcënoi hapur malazezët “se do të përfundojnë si turqit”.

Ai mbajti një fjalim skandaloz në Ditën e Shpëtimtarit në Grahovac. Përveç gjuhës së urrejtjes, ai u ka dërguar edhe kërcënime malazezëve, duke u thënë se “ata që nuk pranojnë se janë vëllezër me Kovaçeviqin dhe të tjerët si ai, do të trajtohen si turq”.

“Ne do të jemi të duruar dhe do të presim gjithmonë me zemër dhe duar hapur, me pyetjen, a jemi vëllezër? Nëse nuk duam të jemi vëllezër, nëse dikush dëshiron të duket më shumë si turq, atëherë në të ardhmen do t’i trajtojmë si turq”, tha ndër të tjera Kovaçeviq.

“Rruga drejt së vërtetës nuk është e hapur për ta. Më shumë duken si të huaj se sa me veten. Ajo që tha Njegoshi, “ata u ngujuan në dhe të huaj”. Ne do të punojmë që ata të kujtojnë lavdinë tonë dhe lavdinë e të parëve tanë. I luten Zotit së bashku me ne si ne sot dhe si luftëtarët e krishterë të ushtrisë serbe malazeze-hercegovinase në Grahovac të 166 verave më parë”, tha Kovaçeviq.

Kujtojmë se para disa vitesh është ngritur aktakuzë kundër Marko Kovaçeviqit për shkak të deklaratës se nuk është kryer gjenocid në Srebrenicë në vitin 1995, bazuar në rezolutën e miratuar në Kuvendin e Malit të Zi e cila ndalon mohimin publik të gjenocidit në Srebrenicë.

“Sigurisht që nuk pendohem dhe jam gjithmonë gati ta bëj sërish. Ky është mendimi im për sa i përket atij krimi, ai nuk mund të cilësohet si gjenocid. Ka pasur krime në Bosnje nga të gjitha anët”, tha Kovaçeviq në atë kohë.