Analistja Afërdita Maliqi duke komentuar deklaratat e fundit të Fatmir Limaj nga Nisma SocialDemokrate ka thënë se ky i fundit ka bërë “taktizime” për t’ia rritë vlerën pasrtisë së tij.
Maliqi në emisionin “ARB DEBAT” në TV ARBËRIA tha kështu pasi sipas saj, Limaj ka qenë njëri ndër iniciatorët për frontin e përbashkët opozitarë.
“Tu e njoftë zotërin Limaj dhe aktivitetin e tij politik gjatë kësaj kohe kur nuk ka qenë në parlament, mu mu ka dokë befasuese dhe më vonë e kam analizu si taktikë të tij me ia rritë pak vlerën partisë së tij e cila tashmë ka tre deputetë. Sepse unë e di që Limaj ka qenë njëri ndër iniciatorët për një front të përbashkët opozitarë. Gjithmonë ka thënë unë jam për një front të përbashkët opozitarë”, tha ajo.