Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Deklarata e Krasniqit: “Uran Ismaili është më i madh se PDK-ja” – Kasolli: As Kurti nuk e ka ofenduar më shumë PDK-në

Deklarata e Krasniqit: “Uran Ismaili është më i madh se PDK-ja” – Kasolli: As Kurti nuk e ka ofenduar më shumë PDK-në

Afrim Kasolli, analist politik, ka reaguar pas deklaratës së kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, i cili kishte thënë se “Uran Ismaili është më i madh se PDK-ja”.

Kasolli përmes një reagimi në Facebook e ka kritikuar ashpër kreun e PDK-së, Memli Krasniqin, duke e krahasuar atë me Albin Kurtin.

Madje, sipas Kasollit kjo deklaratë e Krasniqit është akoma më e rënda sesa ofendimet që Kurti ka përdorur në drejtim të PDK-së.

“Askush deri me sot nuk e ka ofenduar me shume PDK-ne se sa Memli Krasniqi me pohimin e tij se “Uran Ismaili eshte me i madh se PDK-ja”. Madje as Albin Kurti. Përkundrazi, ky e ka luftuar duke e konsideruar si oponentën e tij kryesore politike, por nuk e ka zhvleftësuar dhe degraduar deri ne kete nivel banal”, thuhet në reagimin e Kasollit në Facebook.