Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Deklarata e Hovenierit, Latifi: Nën tonin jodiplomatik, aty ka një të vërtetë shumë diplomatike

Deklarata e Hovenierit, Latifi: Nën tonin jodiplomatik, aty ka një të vërtetë shumë diplomatike

Filozofi Blerim Latifi ka dalë me një vështrim rreth deklaratës brutale që dha sot ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, drejtuar qeverisë kosovare që “mos urinoni para derës së klubit ku doni të hyni”.

“Nën tonin e saj jodiplomatik qëndron një e vërtetë shumë diplomatike”, shkroi Latifi.

“Të vërtetat e kanë të vështirë të depërtojnë në veshët e bllokuar me dyllin e miteve dhe iluzioneve, prandaj shpesh ato, pra të vërtetat, duhet të bëjnë zhurmë, të alarmojnë dhe ndonjëhetë edhe të brutalizohen në kënyrë që të arrijnë të dëgjohen”.

“Këtyre situatave u takon edhe deklarata “brutale” e ambasadorit Hovenier. Nën tonin e saj jodiplomatik qëndron një e vërtetë shumë diplomatike. Ajo që mendimtari amerikan, Joseph Nye, e paraqet në formë analogjie: Të jesh anëtar i bashkësisë ndërkombëtare të shteteve është si të jesh anëtar i një klubi, ku gjëja e parë që duhet të bësh është të pranosh rregullat e lojës dhe e dyta të sillesh sipas tyre. Nëse e bën të kundërtën ose të përjashtojnë nga loja, ose të dëbojnë krejt nga klubi”, shkroi Blerim Latifi.

Berisha: Gjuha e Hovenier tregon se po përfundon durimi i SHBA-ve me Kosovën

Lekaj komenton deklaratën e Hovenier: Grushtë i fortë politikë për Kosovën i cili ka ardhur si meritë e Qeverisë Kurti

Haradinaj: Shprehja që përdori Hovenier e pazakontë, tregon dhimbjen për rrugën e gabuar që ka zgjedhur Kosova

Raportet e Qeverisë me BE’në e NATO, Hovenier e thotë hapur: Nëse dëshironi t’i bashkoheni një klubi mos urinoni në dyert e tij

“Nëse doni të shkoni në një klub, mos urinoni para derës së tij” – çfarë deshi të thotë Hovenier me këtë shprehje?