Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Deklarata e fortë e Melihate Tërmkolli: S’kemi luftuar për fe, por për shtet

Deklarata e fortë e Melihate Tërmkolli: S’kemi luftuar për fe, por për shtet

Në një deklaratë të dhënë në emisionin Oxygen të gazetarit Besim Dina, ish-deputetja Melihate Tërmkolli ka ngritur shqetësime për, siç e cilësoi ajo, rritjen e ndikimit të islamit politik radikal në Kosovë.

Ajo theksoi se shqiptarët historikisht e kanë pasur fenë, por lufta e tyre nuk ka qenë për çështje fetare, por për shtet dhe identitet kombëtar.

“Ne nuk kemi luftuar për fe, por për shqiptari, për shtet dhe për vend. Fenë e kemi pasur gjithmonë, por kjo që po ndodh tani po e dëmton shtetin”, u shpreh ajo ndër të tjerash.

Sipas Tërmkollit, zhvillimet e fundit kërkojnë reflektim institucional dhe shoqëror për të ruajtur karakterin shtetëror dhe orientimin e vendit.