Analisti politik, Dorajet Imeri për hapjen e urës mbi lumin Ibër thotë se fakti që ekziston një ndarje në mes të qytetarëve, sikur i mban ata në një tension dhe lidh papranueshmërin dhe padurueshmërin e njëri – tjetrit, raporton TV Arbëria.
Imeri në një prononcim për TV Arbëria ka deklaruar se hapja e urës së Ibrit do të konsiderohej një mundësi e mirë që të ulen tensionet ndëretnike.
“Hapja e urës mbi lumin Ibër, do të konsiderohej një mundësi e mirë që të ulen tensionet ndëretnike. Fakti se ekziston një ndarje e tillë në mes të qytetarëve sikur i mban ata në një tension dhe lidh papranueshmërin dhe padurueshmërin e njëri-tjetrit”, ka thënë Imeri.
Tutje, ai shtoi se nuk ka asnjë indikacion për trazira dhe asnjë paqëndrueshmëri në atë zonë, duke thënë se është mirë që të mos krijohen insinata për dallime ndëretnike dhe ti përafrojnë njerëzit.
“Ura është mundësi e mirë që ti bashkojë dhe jo ti ndajë, prandaj është në cdo kohë kur nuk ka asnjë indikacion për trazira dhe asnjë paqëndrueshmëri në atë zonë është mirë që të mos krijohen insinata për dallime ndëretnike dhe ti përafërojnë njerëzit, prandaj hapja e kësaj ure do të ishte mundësi e jashtzakonshme edhe për qytetarët e veriut të Kosovës pa dallime etnike që të ndihen të lirë, që të kryejnë obligime qytetare të zhvillojnë një termale edhe në pjesën veriore të Kosovës”, tha ai për TV Arbëria.
Ndërkaq, sa i përket qëndrimit të BE-së dhe NATO-s për hapjen e urës së Ibrit, ku kanë deklaruar se ky vendim duhet të merret në koordinim përmes dialogut, Imeri e konsideron negative duke thënë se kjo tregon që Bashkimi Evropian nuk e sheh si të njëtrajtshme territorin e Kosovës.
“Bashkimi Evropian dhe NATO nuk duhet që të priren nga disponime negative se kjo mund të ketë tensione atëherë kjo është një ogurë i keq që i shtyen grupet etnike të kenë akoma padurueshmëri ndaj njëra tjetrës dhe prandaj unë e konsiderojë si tepër negative edhe deklaratën e BE-së që thotë se për urën duhet të negociohet në Bruksel, kjo tregon që Bashkimi Evropian nuk e sheh si të njëtrajtshme territorin e Kosovës dhe kjo konsiderojë që është një gabim i madh. Prandaj në këto rrethana unë besoj që qytetarët përafrohen duke qarkulluar lirshëm dhe jo duke iu pamundësuar kjo atyre”, është shprehur ai. /TVArbëria