Dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin e Prishtinës, Musa Selimi, ka thënë se është momenti i fundit ku Ministria e Arsimit dhe institucionet relevante duhet që të merren seriozisht më shëndetin fizik të fëmijëve nëpër shkolla, duke e rritur orët e mësimit të edukatës fizike nga dy në tri orë.
Selimi, ka thënë se kërkesë e tyre është që edhe në shkolla të ciklit të ulët, pra nga klasa e parë deri në të pestën, të mos mbaj edukatë fizike mësuesi apo mësuesja por të mbaj një specialist i edukimit fizik. Ai ka theksuar se edhe infrastruktura në shkolla duke përfshirë kushtet, sallat nuk janë të mjaftueshëm dhe se nuk ka kushte për zhvillimi edhe këtyre dy orëve.
Ai thotë që sipas hulumtimeve që janë bërë në shkollat të ndryshme në Kosovë duke përfshirë edhe vendet rurale, del që gjendja fizike e fëmijëve kosovar nuk është i sigurt.
“Sipas disa hulumtimeve që Fakulteti dhe disa profesor që kanë bërë në Kosovë në shumë qendra të Kosovës në vendet rurale dhe në krahasim me vendet e regjionit kemi arritur në përfundim që gjendja fizike e fëmijëve tanë nuk është e mirë n krahasim me vendet e rajoni. Pikërisht kjo edhe shumë probleme të tjera që sot fëmijët tanë po merren me mjete elektronike tërë ditën dhe janë të varur prej tyre, ne kemi ardhur me një kërkesë e cila ka qenë e kahershme që të prezantojmë këtë problematik shumë të rëndësishme për rinin dhe fëmijët tanë që orët e edukatës fizike të rritën në mënyrë që fëmijët tanë të kenë një shëndet më të mirë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, del që një fëmijë i duhet së paku 60 minuta aktivitet fizik të ketë gjatë ditës. Deri sa ne e dimë që kemi dy ore të edukatës fizike, disa aktivitet ekstra kurrikulare por që nuk janë të mjaftueshëm. Dëshira jonë është si institucion i vetëm publik për përgatitjen e kuadrove për edukatë fizike që të ndryshoj gjendja nga dy në tri (orë) sepse disa vende të rajonit kanë pesë orë në javë. Jemi në një situatë ku vërtet shëndeti i fëmijëve tanë është jo i sigurt”, ka thënë ai.
Dekani thekson se në shkolla po ashtu ka mungesë të kushteve infrastrukturore që fëmijët ti zhvillojnë edhe ato dy orë mësim që parashihen me kurrikul.
Poashtu konsideron se këto ndryshime dhe shtimi i aktiviteteve do të ndikonin edhe në mirëqenien e fëmijëve në të gjitha aspektet, duke i larguar ata edhe nga dukurit negative.
“Gjithë e dimë që infrastruktura kushtet, sallat tona nuk janë të mjaftueshëm, nuk ka kushte për zhvillimi edhe këtyre dy orëve. Mirëpo me rritjen e fondit të orëve konsideroj që krahas saj duhet të punohen në këtë drejtim që të rritet edhe të zhvillohet edhe infrastruktura edhe përgjithësia në punë. Sepse në bazë të disa të dhënave që ne i kemi edhe këto dy orë nëse llogariten pjesa aktive është diku 35 deri në 40 minuta që i bie që është shumë pak me kërkesat e kohës që një fëmijë duhet ti ketë aktivitet fizik. Kjo ndikon në mirëqenie, në inteligjencë, ndikon në edukim, ndikon në aspektin social edhe në përformancë të fëmijëve edhe gjatë shkollimit. Duhet të fillojnë ndryshimet kurrikulare, është momenti i fundit që ne të ndikojmë në këtë drejtim dhe ne kemi argumentet tona shumë të fuqishme. Fëmijët tanë të largohen nga dukurit negative, të largohen nga kafiterit, të merren më shumë më sport, të merren më shumë me aktivitete rekreative sepse këto mungojnë jashtëzakonisht shumë dhe të rritet përgjegjësia në vendin e punës për gjithë profesorët e edukimit fizik”, ka thënë ai.
Selimi ka thënë se gjendja infrastrukturore është në të njëjtën gjendje edhe në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit dhe se janë në diskutime me UP-në që kjo gjendje të përmirësohet, por që sipas tij, gjithë studentët që diplomojnë në këtë Fakultet janë të përgatitur dhe të aftë që të punojnë në shkolla.
/TV Arbëria