Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari ka dhënë interpretimin e tij nëse duhet të pyeten deputetët a janë pro votimit të fshehtë apo jo.
Ai ka thënë se mocioni procedural nuk vlen për seancën konstituive.
“Neni 57 i Rregullores së Kuvendit nuk vlen për seancën konstituive, por vetëm për seanca plenare dhe atë vetëm në rrethana të caktuara, që janë shprehimisht të cekura në Rregullore. Gjykata Kushtetuese e ka konfirmuar që nuk vlen mocioni procedural në seancën konstituive. Rrjedhimisht do të ishte shkelje nëse do të pyeteshin deputetët se a jeni për votim të fshehtë apo jo”, ka shkruar Dehari në Facebook.
Sipas tij vota për kundër ose abstenim për komisionin për votimin e fshehtë nënkupton shprehjen e vullnetit të deputetëve për mënyrën e votimit.
“Normativisht, njëra mënyrë e votimit nuk ka më shumë vlerë a peshë sesa mënyra tjetër.”, ka shkruar ai.