Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dega e LDK-së në Deçan kujton Jusuf Sutajn në 13 vjetorin e vdekjes

Dega e LDK-së në Deçan kujton Jusuf Sutajn në 13 vjetorin e vdekjes

Me rastin e 13 vjetorit të ndarjes nga jeta, Dega e LDK-së në Deçan kujtoi veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, Jusuf Sutaj.

Jusuf Sutaj ishte një nga figurat e përkushtuara të LDK-së në Deçan, kryetar i Degës së LDK-së dhe për dy mandate deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Përgjatë veprimtarisë së tij politike e kombëtare, ai dha një kontribut të çmuar në shërbim të Kosovës dhe të idealeve të lirisë, demokracisë dhe pavarësisë.

Spar 300×250
Reagimi:

13 vite nga vdekja e Jusuf Sutaj – veprimtarit të madh të çështjes kombëtare!

Me rastin e 13 vjetorit të ndarjes nga jeta, Dega e LDK-së në Deçan kujton me respekt, nderim dhe mirënjohje të thellë veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, Jusuf Sutaj.

Jusuf Sutaj ishte një nga figurat e përkushtuara të LDK-së në Deçan, kryetar i Degës së LDK-së dhe për dy mandate deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Përgjatë veprimtarisë së tij politike e kombëtare, ai dha një kontribut të çmuar në shërbim të Kosovës dhe të idealeve të lirisë, demokracisë dhe pavarësisë.

Si bashkëpunëtor i Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova, Jusuf Sutaj u shqua për përkushtimin, urtësinë dhe qëndrueshmërinë e tij në rrugën politike e kombëtare. Veprimtaria e tij e pandërprerë dhe angazhimi i tij në periudhat më të vështira të historisë sonë kanë lënë gjurmë të pashlyera në kujtesën e LDK-së, të Deçanit dhe të Kosovës.

Edhe pas 13 vitesh, kujtimi për Jusuf Sutajn mbetet i gjallë dhe i respektuar. Vepra dhe kontributi i tij janë pjesë e historisë sonë politike e kombëtare dhe një dëshmi e përkushtimit të brezave që punuan për një Kosovë të lirë, demokratike dhe të pavarur.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Jusuf Sutajn!

Me respekt,
LDK – Dega Deçan