Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Deformimet e shputës së këmbës – Si të trajtohen ato/ Flet ortopedi Lavdim Berisha

Deformimet e shputës së këmbës – Si të trajtohen ato/ Flet ortopedi Lavdim Berisha

Dr. dhe specialist i oprtopedisë, Lavdim Berisha ka folur rreth problemeve specifikisht me shputën e këmbës që nga fëmijëria e hershme dhe se sa i jipet rëndësia këtij problemi në vendin tonë.

Teksa tregoi më gjerësisht se si ndahen deformitetet e shputës së këmbës, shkruan Tv Arbëria.

“Problemet e shputës fillojnë që nga lindja dhe ato ndahen në problem që lindura të shputës ku fëmija lind me ato probleme, trajtimi fillon që nga momenti i lindjes që janë deformitetet e ndryshme që vërehen por që shpesh vërehen edhe para se të lind fëmija.

“Ndërsa deformitetet që njihen si zhvillimore janë që fillojnë pas lindjes janë kryesisht problem që në shumicën e radhës nuk kërkojnë trajtim specifik do me thënë kërkojnë vetëm edukim nga ana e prindërve atëherë janë problem siç janë problemet me shputën e rrafshët kur harku I shputës është më i ngritur janë problem që shpesh prindërit sidomos prindërit e rinjë shqetësohen dhe kërkojnë ndihmën e ortopedit”, theksoi ortopedi Berisha në “ARB DEBAT”.

Doktori mes tjerash tha se pothuajse 80 për qind e fëmijëve të lindur e kanë shputën e rrafshët.

“Problemi është më së shumti prezent te fëmijët, llogaritet që pothuajse 80 për qind të fëmijëve të lindur e kanë shputën e rrafshët menjëherë pas lidnjes, e cila nuk është diqka që na shqetëson”. tha më tej ai./TV ARBËRIA./.

 

 

Linku i plotë i emisionit: