Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Defekt në rrjetin e ujësjellësit, një pjesë e kryeqytetit mbetet pa ujë

Defekt në rrjetin e ujësjellësit, një pjesë e kryeqytetit mbetet pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se të dielën do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të kryeqytetit.

Sipas komunikatës, arsyeja e ndërprerjes është një defekt i papritur i shfaqur në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Tirana”.

Për pasojë, pa ujë do të mbesin një pjesë e lagjes “Dardania”, si dhe rrugët “Tirana”, “Vicianum” dhe “Bashkim Fehmiu”.