Pas aktakuzës së re ndaj Presidentit, Hashim Thaçi, ka reaguar ish-ambasadori, Gjergj Dedaj.
Dedaj në regimin e tij ka thënë se ‘UÇK është vetë Kosova”.
“UÇK ishte një guerilë titanike, e imponuar, e drejt, vullnetare, në vetëmbrojtje dhe si e tillë bëri boten demokratiie dhe NATO-n, aleate të sajë dhe në bashkëkoordinim dhe në partneritet i shporren nga Kosova forcat serbe terroriste të diktatorit dhe kasapit Miloisheviq, të cilat bënin gjenocid në Kosovë!
Nga luftërat epike dhe historike të Gjergj Kastriotit, asnjëherë populli shqiptar nuk e ktheu vetëbesimin, dinjitetin, nderin dhe krenarinë Kosovës, se sa me luftën çlirimtare të UÇK, e cila mbetet identiteti ynë i paprekshëm i lirisë dhe i pavarësisë, mbi vlerat euro-atlantike dhe liridashëse” shkruan Dedaj.
Reagimi i plotë:
UÇK ËSHTË VETË KOSOVA!UÇK ishte një guerilë titanike, e imponuar, e drejt, vullnetare, në vetëmbrojtje dhe si e tillë bëri boten demokratiie dhe NATO-n, aleate të sajë dhe në bashkëkoordinim dhe në partneritet i shporren nga Kosova forcat serbe terroriste të diktatorit dhe kasapit Miloisheviq, të cilat bënin gjenocid në Kosovë!
Nga luftërat epike dhe historike të Gjergj Kastriotit, asnjëherë populli shqiptar nuk e ktheu vetëbesimin, dinjitetin, nderin dhe krenarinë Kosovës, se sa me luftën çlirimtare të UÇK, e cila mbetet identiteti ynë i paprekshëm i lirisë dhe i pavarësisë, mbi vlerat euro-atlantike dhe liridashëse!
Askush, asnjëherë dhe për asnjë politikë, nuk ka të drejt dhe as nuk duhet lejuar, në çfarëdo mënyre t’a njollos dhe degradoj, as me procese të montuara politike, as me shpifjet e senatorit Dik Marty, as me inspirimin e Rusisë staliniste dhe as me dosjet e sherbimeve sekret të mbeturinave të Millosheviqit!
UÇK është vetë Kosova!