Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Deda: Qeveria e Serbisë po e toleron retorikën për spastrim etnik në Kosovë

Deda: Qeveria e Serbisë po e toleron retorikën për spastrim etnik në Kosovë

Bashkëpunëtori i lartë i Institutit të Kosovës për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), Ilir Deda, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, e cila kishte thënë se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.

Në një intervistë për N1, Deda tha se një retorikë e tillë e rikthen rajonin në atmosferën e errët të viteve ’90 dhe të luftës në Kosovë.