22 vjeçari, Ari Avdimetaj ka realizuar edhe një fitore në boksin profesional në Belgjikë. Deçanasi ka shkëlqyer në ringun e Belgjikës duke arritur fitore me nokaut ndaj numrit një të Belgjikës, Geonffrey Van Steenberghen.
Avdimetaj ka arritur që t’ia ‘vjedh’ titullin e kampionit boksierit që ishte në vendin e parë në regjionin Flamane të Belgjikësi.
Kundërshtari belg, Geonffrey Van Steenberghen, u mposht nga Avdimetaj në meçin e tretë duke pësuar humbje të rëndë me nokaut, shkruan Insajderi.
Boksieri deçanas muaj me parë kishte triumfuar me fitore në boksin profesional edhe ndaj një boksieri serb.
Avdimetaj ka fituar në meçin kundër 35 vjeçarit, Slajdjan Dragisic nga Vranja.