Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Deçan: Dy persona hedhin një bombë dore në oborrin e një shtëpie

Deçan: Dy persona hedhin një bombë dore në oborrin e një shtëpie

Dy persona të dyshuar me një motoçikletë kanë hedhur një bombë dore në oborrin e një shtëpie në fshatin Isniq të Deçanit.

Në vendin e ngjarjes në cilësi të provës materiale është gjetur dhe konfiskuar një dorezë që dyshohet të jetë e bombës se dorës

Policia ka njoftuar se nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

“Isniç/09.09.2024-00:25. Raportohet se dy persona të dyshuar me një motoçikletë (skuter), në kopshtin e një shtepie kanë hedhur një bombë dore. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provës materiale është gjetur dhe konfiskuar një dorezë që dyshohet të jetë e bombës se dorës. Nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale”.