Luis Suarez e shijoi debutimin e ëndrrave te Gremio pasi që shënoi një hat-trick brenda 38 minutave, në fitoren 4:1 kundër Sao Luiz në Recopa Gaucha.
35 vjeçari u largua nga klubi i tij i fëmijërisë, Nacional për herë të dytë në karrierë muajin e kaluar, dhe vendosi që të provojë një sfidë të re në Brazil duke nënshkruar marrëveshje dy vjeçare me Gremio.
Suarezit nuk iu desh shumë kohë që të përshtatet, ku e hapi llogarinë e golave te Gremio pas pesë minutave lojë.
Golin e dytë ai e gjeti menjëherë pas gjysmë ore lojë, kurse e kompletoi hat-trickun e tij shtatë minuta para fundit të pjesës së parë.
Suarez nuk mund të ndalonte së qeshuri teksa festoi para tifozëve të Gremios, duke e bërë veten një hero të menjëhershëm për ekipin e tij të ri.
Golat i gjeni më poshtë.
It took Luis Suarez just 38 minutes to score a hattrick in his Gremio debut
Timelesspic.twitter.com/YL5u0DNF3t
— 🇺🇾™ (@BCMzema) January 18, 2023
/TV Arbëria