Meteo Kosova, një platformë meteorologjike në vend, ka demantuar menaxherin e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, Sherif Gosalci, i cili paralajmëroi temperatura ekstreme në natën e ndërrimit të vitit.
Gosalci në një postim në profilin e tij në Facebook kishte thënë se në ndërrimin e motmoteve në Kosovë do të ketë temperatura deri në – 20 gradë.
“Zhvillimet aktuale preliminare, na paralajmërojnë për një ndërrim të motmoteve me reshje bore dhe acar që mund të përshkohet me temperatura polare edhe deri – 20°C!”, kishte thënë ai.