Matthijs de Ligt po hetohet nga policia gjermane. Sipas Bild , qendërmbrojtësi u përfshi në një aksident, ai goditi një makinë pranë objekteve të Bayernit dhe vazhdoi rrugën e tij, duke mos u ndalur në vendngjarje.
Sipas të njëjtit burim, në aksident ka qenë një dëshmitar i cili ka njoftuar policinë.
Duhet theksuar se De Ligt është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa automjeti tjetër është dashur të tërhiqet. Fakti që ai u largua nga vendi i ngjarjes mund të komplikojë situatën e ndërkombëtarit holandez. Futbollisti mund të dënohet deri në tre vjet burg. Megjithatë, gjëja më e zakonshme në këtë lloj rasti është pagesa e një gjobe.
Deri më tani, as De Ligt dhe as Bayern nuk kanë komentuar për këtë çështje.