Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > De Bruyne vërshohet nga kritikat, pasi nuk e këndoi himnin belg para lojës

De Bruyne vërshohet nga kritikat, pasi nuk e këndoi himnin belg para lojës

Belgjika dhe Sllovakia po luajnë ndeshjen e tyre të parë në Kampionatin Evropian.

Rezultati momental është 0:1 kur po luhet pjesa e parë e ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Por, një moment i para fillimit të takimit e mori vëmendjen e pothuajse të gjithë tifozëve.

Kapiteni i Belgjikës, Kevin de Bruyne nuk e këndoi himnin belg para fillimit të ndeshjes.

E kjo nuk kaloi pa u vërejtur nga tifozët e futbollit që e kanë vërshuar me kritika yllin e Manchester Cityt.