Thënë ndryshe faktimi nga Gjykata Speciale se ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin kriminelë të përfshirë në vrasje dhe tortura, për Hehir, do të thotë amnistimi i krimeve serbe të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, nisi të hënën e 3 prillit, pas më shumë se dy vjet nga konfirmimi i aktakuzës.
Gjatë deklaratës hyrëse, Zyra e Prokurorisë Speciale, argumentoi se të akuzuarit dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së kanë qenë pjesë e një “Ndërmarrjeje të Përbashkët Kriminale” që shënjestronte ata që i konsideronte “kolaboracionistë” dhe “tradhtarë” për të “fituar pushtet”.
Nëse UÇK-ja në këtë rast përkufizohet si “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”, sipas profesorit britanik, i bie që aleanca më e fuqishme ushtarake që ka njohur bota, NATO, ka bashkëpunuar me “kriminelë”, gjë që do të kishte implikime të rëndësishme në reputacionin e Aleancës.
/TV Arbëria