Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike, Blerta Deliu, përmes një postimi në Facebook është shprehur se Kosovës po I mungon ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili kishte shpallur Pavarësinë e vendit me 17 shkurt të vitit 2008.
”Mbrëmë, bashkë, akademikë, gazetarë, publicistë, miq, kolegë, politikanë nga të gjitha trevat shqiptare – në promovimin e librit “Shtet i ri, burrë shteti modern: Hashim Thaçi, një biografi”, shkroi ajo.
Kujtojmë se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, po akuzohen për krime të luftës nga Gjykata Speciale në Hagë.
Postimi i Plotë i Blerta Deliu
/TV Arbëria