Të martën në orët e hershme të mëngjesit, në rrugën “Bill Clinton” në Pejë, një burrë dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij duke e qëlluar me armë.
TV Arbëria ka mësuar se e ndjera ka punuar në tri puna njëkohësisht, për njëzetë vite si asistente e dhëmbëve dhe pastruese në dy shtëpi private.
Përkundër dhunës psiqike, dashuria ndaj këtij personi të gabuar e ka detyruar që të qëndroj me të, madje duke tentuar edhe ta shëroj nga lëndët narkotike intensivisht për një vit e tetë muaj.
Për rastin ka folur vëllai i viktimës, Gjyljeta Ukella.
Sipas tij, Edmond Lajqi ka pasur probleme edhe me lëndët narkotike.
“Hala se dim çka ka ndodh, a është dorëzuar dorasi në polici. Dhandrri u kanë në depresion. Me aq sa kemi njohuri dhune fizike nuk ka pas. Mbi 4-5 herë e ka denoncuar. Dhune psiqike ka pas. Ka qenë narkoman”, tha ai.
Fatkeqësisht rezultati i përpjekjeve të saj ka dërguar në vrasjen e saj, në prezencën e vajzës së saj pesëmbëdhjetë vjeçare.
Çifti jetonin bashkë në banesën ku u krye krimi dhe kishin tre fëmijë.
/TV Arbëria