Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron, ka thënë se Britania e Madhe është e gatshme të kryej sulme tjera ndaj Huthi në Detin e Kuq, si pasojë e sulmeve që po ua bëjnë militantët e këtij grupi anijeve komerciale.
Ai dërgoi një mesazh të fuqishëm se Britania e Madhe është e “gatshme të mbështesë fjalët e sak me veprime”, pasi iu bashkuan SHBA-ve në sulmet ajrore ndaj Huthit jemenas, transmeton Telegrafi.
Ai gjithashtu theksoi ndikimin “malinj” të Iranit në këtë rajon, duke thënë se Britania e Madhe dhe aleatët e saj e “dinë se çfarë po bëjnë”.
Këto komente vijnë pasi kryeministri britanik Rishi Sunak tha se janë të gatshëm për sulme tjera.
Ndryshe Britania e Madhe iu bashkua Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tjerë perëndimorë për të kryer sulme ajrore mbi Jemen, ku si pasojë humbën jetën pesë dhe gjashtë tjerë u plagosën.