Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Art > David Beckham fiton gjyqin ndaj shitësve online të cilët ia keqpërdoren emrin e markës

David Beckham fiton gjyqin ndaj shitësve online të cilët ia keqpërdoren emrin e markës

Kompania e David Beckham ka fituar një proces gjyqësor kundër 15 shitësve online që shisnin versione të falsifikuara të produkteve të tij të markës. Këtë e raporton The Sun. Produktet e falsifikuara do të “minonin reputacionin e markës” dhe do t’i kushtonin kompanisë “humbje të konsiderueshme të shitjeve”.

Ish-futbollisti David Beckham prej vitesh ka vënë emrin e tij në veshje, parfum dhe aksesorë. Ai themeloi kompaninë DB Ventures, e cila kontrollon përdorimin e emrit të tij.

Dy vjet më parë, Beckham shiti 55 për qind të kompanisë te Authentic Brands, e cila ka të drejta për përdorimin e imazhit dhe emrit të Marilyn Monroe, Mohammed Ali dhe Elvis, ndër të tjera.

“Authentic Brands dëshiron të ndërmarrë veprime të ashpra kundër njerëzve që fitojnë para duke shitur mallra me emrin e Davidit në to. David dhe ekipi i tij krenohen me cilësinë e asaj që shesin, duke përfshirë veshjet dhe parfumet e tyre. Dhe ata nuk duan që njerëzit të mashtrohen pa dashje nga produkte të falsifikuara.

Themes by WordPress