Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Maqedoni > Dauti: VLEN ka pasur vota edhe të maqedonasve, legjitimiteti shihet qartë

Dauti: VLEN ka pasur vota edhe të maqedonasve, legjitimiteti shihet qartë

Deputetja e ASH-së së Ziadin Selës, Ilire Dauti, sot në “Daily Click” në TV21 ka folur për qeverinë e re, si dhe hapat që do të ndërmerr “Fronti Evropian” në të ardhmen.

Ajo foli edhe për Koalicionin VLEN, për të cilët tha se nuk mund të thirren në votat e pastra shqiptare, pasi sipas saj, ata kanë edhe vota të komunitetit maqedonas.

“Këtu qëndron jonormaliteti sepse askush nuk mund të thirret në pastërti të votave sidomos ni koalicion si VLEN i cili brenda, në numrin e votave të veta ka vota të VMRO-së dhe komunitetit maqedonas”, tha Ilire Dauti.

Ajo gjithashtu theksoi se po pretendohet të paraqitet si normale që humbësit po hynë në institucione duke thënë se kanë fituar legjitimitetin, por Dauti tha se këtë të fundit e caktojnë numrat pas zgjedhjeve dhe tha se numrat janë të qartë.

Themes by WordPress