Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Daut Haradinaj: Me votën tuaj pro, e dëshmoni që jeni krah Policisë së Kosovës

Daut Haradinaj: Me votën tuaj pro, e dëshmoni që jeni krah Policisë së Kosovës

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit ish-deputet i Kuvendit, Daut Haradinaj, iu ka bërë thirrje deputetëve të të gjitha partive parlamentare që t’i mbështesin kërkesat e Policisë së Kosovës.

Përmes një thirrjeje publike, Daut Haradinaj ka thënë se sot duhet me qenë unik si asnjëherë më parë për Policinë e Kosovës.

“Sot, deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të dëshmojnë që janë vërtetë në anën e Policisë së Kosovës duke plotësuar kushtet për ta. Ata që na nderojnë e na bëjnë krenarë e besa edhe e rrezikojnë jetën në shërbim të mbrojtjes së rendit dhe ligjit, s’duhet lënë në mëshirën e fatit, s’duhet lënë dyerve të diskotekave për një kafshatë buke. Si kurrë më parë të jeni unik për policinë që e kemi!”, ka thënë Daut Haradinaj.

/TV Arbëria

Powered by WordPress