Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Daut Haradinaj për Laurent Krasniqin: Ishte njeri punëtor dhe i dashur me të gjithë

Daut Haradinaj për Laurent Krasniqin: Ishte njeri punëtor dhe i dashur me të gjithë

Zyrtari i Aleancës, Daut Haradinaj, ka reaguar pas vdekjes tragjike të punonjësit të medias dhe personazhit të rrjeteve sociale, Laurent Krasniqi.

Haradinaj ka thënë se për një kohë e ka pasur bashkëpunëtor dhe e mban mend si punëtor dhe njeri të dashur me të gjithë.

Ai ka ngushëlluar familjen Krasniqi, shokët dhe të gjithë ata që e kanë njohur.

“Ndarja nga jeta e Laurentit na mërziti të gjithëve. Për një kohë pata rastin ta kem bashkëpunëtor, ku e njoha nga afër si një djalë të ri, punëtor serioz dhe të përkushtuar në punë, por mbi të gjitha si njeri i dashur me të gjithë.

Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Krasniqi, shokëve dhe të gjithë atyre që e njohën nga afër.

I përjetshëm kujtimi për ty, Laurent!”, ka shkruar Haradinaj.