Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Daut Haradinaj kujton heronjtë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka: Vrasja e tyre është pikënisja e çlirimit të Kosovës

Daut Haradinaj kujton heronjtë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka: Vrasja e tyre është pikënisja e çlirimit të Kosovës

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka kujtuar heronjtë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka në përvjetorin e rënies.

Daut Haradinaj ka thënë se vrasja e tyre janë pikënisja e çlirimit të Kosovës.

“Vrasja e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, janë pikënisja e çlirimit dhe fillimi i fundit të Jugosllavisë në Kosovë”, ka thënë Daut Haradinaj.

Postimi i plotë:

3 ranë për t’u ngritur mijëra.

Vrasja e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, janë pikënisja e çlirimit dhe fillimi i fundit të Jugosllavise në Kosovë.

Me krenari kam udhëhequr Brigadën 131 me emrin e heroit “Jusuf Gërvalla”, me krenari sot kujtojmë kontributin e tyre të pashoq për kombin tonë, 43 vjet pas përjetësimit të tyre!

Nën siglen 131 dhanë jetën 300 dëshmorë dhe mbetën qindra invalidë.

Përjetësisht respekt për sakrificën tonë kombëtare.