Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Daut Haradinaj: Flamur Shala përfaqëson vlera të shumëfishta

Daut Haradinaj: Flamur Shala përfaqëson vlera të shumëfishta

 

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka komentuar për kandidatin Flamur Shala, duke e vlerësuar atë si një përfaqësues të vlerave të shumta.

Sipas tij, Flamur Shala vjen nga një familje me traditë të njohur, duke përmendur edhe figurën e Dajës Shyqë, i cili sipas deklaratës së tij njihet për kontributin në tri luftëra çlirimtare. Haradinaj tha se kjo trashëgimi familjare ka ndikuar në formimin e tij dhe në angazhimin e tij politik.

Ai shtoi se është krenar për bashkërrugëtimin me Shalën në vizionin për Kosovën si shtet.