Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dasma e Kadri Zekës, 15 ditë para se të vritej bashkë me vëllezërit Gërvalla (Video)

Dasma e Kadri Zekës, 15 ditë para se të vritej bashkë me vëllezërit Gërvalla (Video)

Janë publikuar pamje të reja të dasmës së Kadri Zekës, 15 ditë para se të vriteshin në një atentat ai dhe vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla.

Pamjet i ka publikuar ish-deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, raporton Paparaci.

““Oj Kosovë, oj nana jonë” në dasmën e Kadri Zekës. Pamje e vitit 1982 nga dasma e Kadri Zekës ku këndohet kënga “Oj Kosovë, oj nana jonë”, 15 ditë para se të vriteshin ai, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla. Lavdi!”, shkruan Syla.

Vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka u vranë më 17 janar të vitit 1982.

Atentati mbi ta ka ndodhur në Untergrupenbach të Gjermanisë.

Nga autoritet shtetërore gjermane është lajmëruar se vrasës të panjohur kanë vrarë tre jugosllavë dhe se ky ishte kulminacion i ri në luftën e fshehtë në të cilën agjentët e sigurimit jugosllav dhe kundërshtarët e pushtetit luftojnë mes tyre. /Paparaci/