Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Dashuria politike e pasinqertë për diasporën

Dashuria politike e pasinqertë për diasporën

Shkruan: Afrim Kasolli

 

Sa herë që ka zgjedhje në Kosovë qoftë në nivel lokal apo nacional fillon një garë e ashpër ndërmjet partive politike se cila prej tyre është më e përkushtuar dhe më e dedikuar për mërgatën tonë që jeton dhe vepron në botën perëndimore.

Kuptohet e para që e ka filluar këtë betejë ka qenë Lëvizja Vetëvendosje. Ajo ka insistuar me të madh për ta krijuar atë percpecion se si është subjekti i vetëm politik në Kosovës që është reprzeantuese e kësaj pjesë të kombit tonë të shkëputur nga vendlindja. Madje dhe caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për 28 dhjetor sipas shumë kalkulimeve nuk është bërë rastësisht. Sepse është koha kur shumica e mërgimtarëve tanë janë në vendlindje për shkak të festave të fund vitit.

Ndërkohë, duke i parë benefitet elektorale që i mund të përfitohen nga ky kontingjent i votave atëherë edhe subjektet tjera politike i janë veshur punës për ta shtrirë ndikimin e tyre. Madje shumë më shumë spote partitë politike prej se është caktuar data e zgjedhjeve kanë bërë bërë në drejtim të diasporës se sa qytetarëve që jetojnë në Kosovë.

Sidoqoftë, kjo dashuri e pasinqertë e partive politike është kushtëzuar nga një supozim tjetër. Ato tashmë  janë të vetëdijshme se janë shpenzuar brenda vendit politikisht. Madje as nuk kanë çka t’i ofrojnë elektoratit për këto zgjedhje.

Prandaj, janë në kërkim të një formule magjike se si ta gëzojnë pushtetin, por pa detyrime ndaj atyre qe e kane fituar. Sepse, për këtë kategori as nuk kane nevoje për te ndërtuar shkolla me te mira, spitale me te mira, vende pune te reja, rruge me te mira, shëndetësi me efikase e arsim me cilësor, ndërkohë që i kanë fituar votat e tyre. Ngase këta të gjitha këto i kanë në vendet ku jetojnë.

Me këtë rast krijohet një realiteti i çuditshëm politik. Ku një pjesë e mire e mbështetjes fitohet nga ata ndaj te cilëve politika vendore është e lire nga obligimet, kurse duhet t’i qeverisin ata ndaj te cilëve kane detyrime, por u mungon mbështetje e duhur publike.