Çiklisti slloven Tadej Pogacar, i cili fitoi Tour de France këtë vit, zbuloi arsyen e vërtetë që nuk do të garojë në Lojërat Olimpike të 2024-ës.
Më parë mediat pohuan se kjo ka ndodhur thjesht për shkak të lodhjes së sportistit, por rezulton të jetë më e ndërlikuar. Pogacar deklaroi se ishte shumë i mërzitur sepse Komiteti Olimpik Slloven nuk e përfshiu të dashurën e tij, Urška Žigart, në ekipin olimpik.
“Jam shumë i mërzitur që e dashura ime nuk ka arritur në Lojërat Olimpike. Ajo është e vetmja çiklist sllovene që është vendosur ndonjëherë në top 10 në garat njëjavore të Turneut Botëror. Ajo padyshim e meritonte këtë vend”, tha Pogacar.
Kjo fitore e fundit në Tour de France shënoi fitoren e tretë të atletit 25-vjeçar në karrierë në këtë garë.
Gara rrugore e meshkujve në Lojërat Olimpike 2024 do të zhvillohet më 27 korrik.