Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Dashuria e pavdekshme, propozimi për martesë”, Parashqevi Simaku vite më parë kishte rrëfyer për ish-bashkëshorti e saj

“Dashuria e pavdekshme, propozimi për martesë”, Parashqevi Simaku vite më parë kishte rrëfyer për ish-bashkëshorti e saj

Jeta private e këngëtares, Parashqevi Simaku, prej vitesh shumë e panjohur për publikun.

Deri rreth viteve 2000, ajo kishte dhënë disa intervista ku fliste për jetën në SHBA.

Një prej tyre që ajo kishte zgjedhur ta ndante historinë e dashurisë me ish-bashkëshortin e saj amerikan, me emrin Robert, me të cilin ka sjellë në jetë një djalë.

Por çfarë rrëfente ajo në atë kohë?

“Dita e të dashuruarve. Në 14 shkurt ’96, Robert, im shoq më propozoi martesë. Atë mbrëmje shkurti, ai më ftoi në restorantin Xhons të Beverly Hills, ku më dhuroi unazën e familjes së tij. Më pas mësova se po në atë restorant ishte martuar dhe Merlin Monro.Nuk pata ndonjë romancë dashurie, sepse e vetmja dashuri që më ka lindur, më zhvillohet dhe besoj s’do më vdesë kurrë, është muzika, por s’kam harruar kurrë se në jetën time familja zë një vend të rëndësishëm”, tregonte ajo në ’97