Nga një gërmim afër stadiumit të qytetit u zbulua një urne prej guri gëlqeror, katërkëndëshe, 0,60 x 0,19 x 0,37 m. Mbi urnë ishte vendosur një pllakë katërkëndëshe 0,97 x 0.50 x 0,24 m. Mbi faqet e sipërme ishte gdhendur mbishkrimi me dy rreshta: ΔAPΔANE XAIPE (DARDANE HAIRE).
Lartësia e germave 2,5 cm. E-ja është lunare. Emri Dardan është ilir (E. Çabej, Emri i Dardanisë e izoglosat shqiptare-kelte, “Studime gjuhësore”, Prishtinë IV, 1977, f. 374-376.). Del për herë të parë në Durrës.
Me rëndësi është relievi i njërës faqe anësore të pllakës që tregon dy këmbëza froni prej luani, mes tyre një stringël, një lekit si dhe një diptik dhe dy lule rozeta (tab. II, 1).
Kjo pllakë i kushtohej një të riu të moshës së efebit, të vdekur herët. I takon si kohë shek. III-I p.e.sonë.” (Moikom Zeqo. Objekte arti nga gjetjet e rastit në Durrës /Objets d’art trouvés à Durrës. Në: Iliria, vol. 19 n°1, 1989, f. 253-259).
/TV Arbëria