Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Dardanët” rikthyen Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin në stadium me një koreografi

“Dardanët” rikthyen Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin në stadium me një koreografi

Në ndeshjen e mbrëmshme ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, tifozëria “Dardanët” u kujdesën që përveç atmosferës elektrizuese në tribuna, ta përcjellin edhe një mesazh përmes një koreografie.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, “Dardanët” e shpalosën edhe një baner të madh me mbishkrimin “Victorious”, së bashku me fotografitë e ish-krerëve të UÇK-së, me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, të cilët aktualisht po përballen me një proces gjyqësor në Hagë.

Ky baner qëndroi i hapur gjatë gjatë ndeshjes dhe u shoqërua me brohoritje nga tifozët.