Kombëtarja e Kosovës ka filluar sot përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të ciklit kualifikues për Euro 2025.
Dardanet në katër ndeshjet e deritashme të Grupit 4 në Ligën B nuk kanë arritur të marrin pikë, derisa për kundërshtarë do të kenë dy skuadrat favorite të grupit, Ukrainën dhe Uellsin.
Ndeshjen e parë, të përzgjedhurat e Anneli Andersen, e zhvillojnë të premten, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 18:00, derisa më pas katër ditësh do të luajnë kundër Uellsit si mysafire.
Përkundër temperaturave të larta, Dardanet në stërvitjen e parë të zhvilluar në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali kanë treguar përkushtim të lartë dhe dëshirë të madhe për t’u përgatitur për paraqitje sa më dinjitoze.