Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Dardanët” me video motivuese para ndeshjes me Islandën

“Dardanët” me video motivuese para ndeshjes me Islandën

Pak orë na ndajnë nga ndeshja e kthimit të fazës playoff të Ligës së Kombeve mes Islandës dhe Kosovës.

Tifogrupi i Përfaqësueses së Kosovës, publikuan një video motivuese për lojtarët pak orë para ndeshjes.

“Sot, le të ketë festë Kosova, le të brohorasin zemrat tona. Për atdheun që e kemi përmbi gjithçka. Një popull i tërë sot sheh me sy nga ju me emocion dhe padurim. Një popull i tërë pret një gëzim të munguar.

Forca bijtë e vendit! “, thuhet në postim.