Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte përballet me Qipron, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Dardanët dhe qipriotët do të ballafaqohen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në një sfidë të rëndësishme për Kombëtaren tonë është në garë për kreun e tabelës.
Kosova në duel me Qipron, hynë pas fitores në udhëtim tek Lituania (1-2), ndeshje kjo e zhvilluar tri ditë më parë.
Kosova e kishte mposhtur bindshëm prej 4-0, Qipron në ndeshjen e parë, andaj edhe në duelin e sotëm në kryeqytetin e Kosovës, skuadra jonë është favorite për fitore.
Një koreografi e veçantë pritet të jetë nga tifo-grupi ‘Dardanët’, të cilët kanë punuar gjatë gjithë javës, madje deri sot në orët e para të mëngjesit.
“Gjithsesi që do të ketë koreografi në ndeshjen e sotme, ashtu siç ka pasur në çdo ndeshje tjetër. Kemi punuar shumë dhe vetëm tash po shkojmë për pak orë gjumë para ndeshjes, pasi që çdo gjë është gati. Forca Kosova, forca Kosova, ‘Dardanët’ gjithmonë me ju”, ka deklaruar Berisha për ‘GazetaBlic Sport’.